Pas publikimit të videos së tij, ku Cristiano Ronaldo bën një gjest të pahijshëm në drejtim të tifozëve të Al-Hilal, që thërrsnin në kor emrin e “pleshtit”, Lionel Messi, “luzitani” 5 herë fitues i “Topit të Artë” dukej se do të merrte një dënim të rëndë, mirëpo gjithçka ka marrë një rrjedhë tjetër dhe tashmë Ronaldo i ka shpëtuar “ndëshkimit”.
Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite vendosi të mos merrte për bazë asnjë nga videot e tifozëve të shpërndara në rrjetet sociale, por vetëm ato të transmetuara në televizioni zyrtar që ka të drejtat ekskluzive të Kampionatit arab të futbollit, shkruan abcnews.
Ndërkaq, kujtojmë se ditën e djeshme, avokati saudit Nouf Bin Ahmed tha për mediat se do të bëjë një padi në prokurori për shkak të sjelljes së pahijshme të 38-vjeçarit në publik, me “luzitanin” që mund të përballej edhe me dëbimin nga Arabia Saudite, por mesa duket këtë herë “rekordmeni” portugez shpëtoi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.