×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo ia prishë festën e tifozvë të Manchesterit, s’është i interesuar për transferimin në Old Trafford

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 11:47

    Cristiano Ronaldo është tërësisht i fokusuar në kontratën e tij te Juventusi dhe s’ka interesim që të kthehet te Manchester Unitedi.


    Është raportuar se sulmuesi portugez ka marrë një ofertë nga Unitedi, por “AS” deklaron se 35-vjeçari s’mendon për rikthim në Old Trafford.

    Sipas njerëzve të Ronaldos, lojtari preferon të respektojë kontratën në Itali, që skadon më 2022. Megjithatë me problemet që janë shfaqur në treg si pasojë e koronavirusit, ai lehtë mund të kalojë te Paris Saint-Germaini.

    Ronaldo ishte pjesë e Unitedit në periudhën 2003-2009, para se të kalonte te Real Madridi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!