Ish-sulmuesi i Real Madridit, momentalisht president i Real Valladolidit, Ronaldo Nazario ka kërkuar falje për stilin e tij të flokëve në Kupën e Botës 2002.
Braziliani pas plotë dy dekadave kërkojë falje nga të gjitha nënat për stilin e tij të flokëve.
“Kërkoj falje nga të gjitha nënat që panë fëmijët e tyre duke bërë të njëjtin stil të flokëve”.
“I pyeta bashkëlojtarët nëse e pëlqyen, ata thanë: ‘Jo është e tmerrshme. Hiqi sa më parë’! Por, pastaj një gazetar e pa stilin tim të flokëve dhe harroi për lëndimin”, tha ai.
Ronaldo realizoi 104 gola në 177 paraqitje për “Los Blancos” mes viteve 2002 dhe 2007, derisa shënoi 47 gola në 49 paraqitje për Barcelonën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.