×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo kurrë nuk do të ishte ky që është sot nëse atë nuk do ta ndihmonte shoku i tij, Alberti

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 16:20

    Cristiano Ronaldo merita të mëdha për karrierën e tij i ka dhënë Albert Fantraut, shoku i tij nga fëmijëria me të cilin kishin stërvitur në të njëjtin klub


    Ylli portugez është njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbolli, shkruan Reporteri.net

    Por, ai është falenderues shokut të tij, Albert Fanatraut, i cili gjatë një ndeshje ia kishte pasuar atij topin për të shënuar gol dhe më pas CR7 përfundoi në akademinë e Sportingut të Lisbonës.

    “Më duhet ta falenderoj shokun tim Albert Fantrau për suksesin tim. Ne kemi luajtur bashkë për ekipin e të rinjëve. Kur njerëzit nga Sportingu erdhën për të na shikuar na thanë se kush shënon më shumë gola do të pranohet në akademi,” ka treguar CR7.

    “Ne fituam 3-0. Unë shënova golin e parë, më pas Alberti shënoi me kokë dhe golin i tretë i impresionoi të gjithë. Alberti doli një me një me portierin, e kaloi atë dhe gjithçka çka duhej të bënte ishte ta dërgonte topin në rrjetë. Por, ai pasoi topin tek unë dhe shënova golin e tretë. Unë isha pranuar më pas në akademi. Pas ndeshjes e pyeta atë se ‘PSE’ veproi ashtu dhe më tha: “Ti je më i mirë se unë,”.

    Pasi këasj një gazetar shkoi në shtëpinë e Albertit për ta konfirmuar këtë tregim të CR7.

    Alberti e konfirmoi një gjë të tillë dhe ai tha se pas asaj ndeshje ai kurrë më nuk kishte luajtur futboll dhe gjithmonë kishte qenë i papunësuar.

    Gazetari e pyeti atë: “Por, si mund ta posedosh një shtëpi kaq të bukur, veturë luksoze. Ju dukeni një person shumë i pasur.” Ai me krenari ia ktheu: “Të gjitha këto janë nga Cristiano”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!