Cristiano Ronaldo e kishte një eksperiencë për t’u harruar në Kampionatin Botëror të Katarit, i cili ishte edhe i fundit për të në karrierë.
Ylli portugez pati net të errëta në “Katar 2022”.
Ai nuk tregoi asgjë në garën që përfundoi të dielën, ndërsa Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku, shkruan Express.
37 vjeçari e pati një dhimbje të dyfishtë pasi rivali i tij i përhershëm, Lionel Messi në fund u shpall kampion bote dhe lojtari më i mirë i turneut, ku i shënoi 7 gola dhe i bëri 3 asistime.
E Ronaldo për shkak të performancës së tij të zbehtë u përfshi në formacionin më të dobët të turneut.
Më poshtë mund ta shihni ekipin e dështakëve të Botërorit, të zgjedhur nga “Sofascore”:
Mendy (Senegal); Dest (SHBA), Glik (Poloni), Diallo (Senegal), Bereszynski (Poloni); Leckie (Australi), Hwang (South Kore e Jugut), Irvine (Australi), Vargas (Zvicër); Ronaldo (Portugali) e Martinez (Argjentinë).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.