×
  • Sport
  • Sport

    Pasi humbi “Topin e Artë”, Ronaldo shpallet lojtari më i mirë në Serie A

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 7:21

    Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është kurorëzua zyrtarisht lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Seria A.


    Ronaldo pritej të merrte pjesë në ceremoninë e Topit të Artë në Paris të hënën në mbrëmje, pasi kishte siguruar një vend në podium, por në vend të kësaj ai shkoi në Milano në Gran Gala del Calcio.

    Ai foli në gjuhën italiane, kur i falënderoi të gjithë që e mbështetjen.

    “Do të përpiqem të flas italisht. Jam krenar që konsiderohem më i mirë në Itali”.

    “Falënderoj shokët e mi të skuadrës, lojtarët që votuan për mua. Pas dy vitesh në Itali, mund të them se është një kampionat shumë i vështirë”.

    “Falënderoj të gjithë që votuan për mua dhe shpresoj që viti i ardhshëm të jetë i njëjtë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

    Formacioni më i mirë i Serie A: Handanovic, Cancelo, Koulibaly, Chiellini, Kolarov, Barella, Pjanic, Ilicic, Ronaldo, Zapata, Quagiarela.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!