Edna Caldas është gruaja e cila i kishte dhënë hamburgera falas Cristiano Ronaldos në kohën kur ai ishte fëmijë
Cristiano Ronaldo në intervistën e fundit të dhënë për ITV ka treguar shumë gjëra nga jeta e tij, shkruan Reporteri.net
Ai e ka përmendur një grua me emrin Edna, e cila i kishte dhënë hamburgera falas yllit portugez, kur ky i fundit po stërvitej si fëmijë te Sportingu.
Edna Caldas, tani 36 vjeçare në një intervistë për ‘Record’ ka thënë se është e lumtur që Ronaldo nuk e ka harruar atë.
“Unë jam shumë e lumtur, kjo tregon se sa i përulur është ai,” ka thënë Edna.
“Unë nuk jam askushi për të që të më kujtoj në këtë mënyrë. Kjo ka qenë diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë. Unë kurrë nuk kame menduar se ai do të më mbajë mend mua pas kaq shumë vitesh.
“Kjo tregon se sa i mirë është ai pasi nuk ka harruar gjëra kaq të vogla nga e kaluara e tij,”.
Ndryshe, emri i plotë i Ednas është Edna Carina Emanuel Caldas, e cila shumë shpejt pritët që ta ketë një darkë së bashku me Cristiano Ronaldon. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.