Sot në kuadër të raundit të 31-të do të përballen skuadra e Manchester United me atë të Leicester City, transmeton Reporteri.net.
Ndeshja do të fillojë nga ora 18:30.
E, për ndeshjen kundër Leicesterit menaxheri i Djajëve të Kuq nuk do të mund të llogaris në sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldo.
Siç raporton David Ornstein, Ronaldo do të mungojë si rezultat i disa problemeve shëndetësore, për të cilat nuk është dhënë ndonjë detaj më në hollësi.
Megjithatë, trajneri i skuadrës së Manchesterit, Ralf Rangnick në vend të yllit portugez ka vendosur mesfushorin portugez, Bruno Fernandes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.