×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo nuk do të marr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë për vitin e dytë me radhë

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 15:00

    Cristiano Ronaldo do ta bojkotojë edhe këtë vit ceremoninë e Topit të Artë pasi ai e ka kuptuar që nuk është fituesi i këtij çmimi


    Të hënën do të mbahet ceremonia e Topit të Artë ku sipas mediave tani është zbuluar se Leo Messi do të jetë fituesi, shkruan Reporteri.net

    France Football frikësohet se CR7 nuk do të marr pjesë në këtë ceremoni, dhe ky do të jetë viti i dytë me radhë që portugezi nuk do të jetë pjesëmarrës i këtij evenimenti.

    Ronaldo nuk dëshiron të marr pjesë pasi nuk po mund ta pranojë se do të jetë i treti në listë, pas Messit dhe Van Dijk.

    Në rast se argjentinasi e fiton Topin e Artë të hënën atëherë do ta kalojë Ronaldon sa i përket këtij trofeu. Do të bëhej 6-5 në të mirë të Pleshtit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!