×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo: Nuk kam ardhur këtu për pushime

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 10:52

    Cristiano Ronaldo tha se ai nuk është ritkhyer në Manchester United për “pushime”, teksa kapiteni i Portugalisë përgatitet për ndeshjen e të shtunës.


    Gjatë kohës sa ishte me “Djajtë e Kuq”, 36-vjeçari shënoi 118 gola në 292 ndeshje përgjatԯ gjashtë viteve, transmeton Gazeta Express.

    “Jam i gatshëm, jam i aftë”, tha Ronaldo për faqen zyrtare të klubit.

    Manchester United e pret Newcastle në Premierligë të shtunën me fillim nga ora 16:00.

    Nënshkrimi i Ronaldos nga Juventusi ishte në nga storiet më të mëdha të transferimeve këtë afat kalimtar, pasi rivalët e Unitedit, Man City ishin shumë afër të nënshkruanin me të.

    Ylli portugez, që do ta veshë sërish fanellën me numrin shtatë, fitoi tri Premierliga, një Champions League dhe një FA Cup, e gjithashtu edhe një Kupë të Botës për klube dhe një Community Shield, nën dretimin e Sir Alex Ferguson.

    “Nuk jam këtu për pushime. Më përpara ishte mire, duke fituar gjëra të rëndësishme dhe e vesha këtë fanellë më pare, para shumë viteve, por jamë këtu për të fituar prapë”, tha Ronaldo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!