×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo për pak të shënonte nga gjuajtja e lirë, Ramsey ia vodhi golin – Kështu reagoi ylli portugez

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 19:53

    Cristiano Ronaldo ishte shumë afër që të shënonte golin e parë nga gjuajtja e lirë me Juventusin, por një gjë të tillë ia mohoi Aaron Ramsey


    Juventusi është duke luajtur me Lokomotivën e Moskës në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa rezultati pas pjesës së parë është 1-1, shkruan Reporteri.net

    Golin e vetëm për ‘Zonjën e Vjetër’ e shënoi Ramsey, i cili në një mënyrë ia vodhi golin Ronaldos.

    CR7 lansoi një goditje të fortë nga gjuajtja e lirë me portierin kundërshtarë që nuk reagoi si duhej. Topi ishte duke kaluar vijën fatale, me Ramseyn që e shtyu në drejtim të portës.

    Megjithatë, portugezi nuk është se reagoi në ndonjë mënyrë të keqe, sikur dikur kur kishte reaguar ashpër ndaj Nanit, pasi ia kishte prekur topin në vijën fatale dhe kështu Ronaldos iu ishte mohuar një supergol. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!