×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo pritet të largohet, Unitedit e gjejnë zëvendësuesin e portugezit

    Reporteri
    08 Tetor 2022 | 7:52

    Cristiano Ronaldo i ka ditët e numëruara te Manchester United dhe pritet largimi i tij gjatë muajit janar.

    Sulmuesi portugez nuk është i kënaqur me rolin e zëvendësuesit në Old Traford dhe i ka bërë të qartë klubit dëshirën për tu larguar.

    Nga ana tjetër drejtuesit e gjigantit anglez tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e portugezit i cili po shkëlqen me RB Salzburg.

    Fjala është për sulmuesin e talentuar slloven Benjamin Sesko i cili edhe në verë ishte shumë pranë kalimit në Old Traford.

    Salzburg e shiti yllin e tyre te RB Leipzig për shumën e 20 milionë eurove dhe lojtari mund të largohet nga Leipzig ende pa luajtur asnjë ndeshje nëse vije oferta e duhur.

    Sipas asaj që ka raportuar tabloidi anglez The Sun, United është gati të ofrojë 40 milionë euro te Leipzig për transferimin e Seskos në Old Trafod, transmeton Telegrafi.

    Përveç Djajve të Kuq në garë për 19-vjeçarin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, PSG e Bayern Munich.

    Sesko ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me Leipzig dhe tani është i huazuar te Salzburg, por në rast se vazhdon me formën e mirë atëherë mund të largohet nga klubi gjerman ende pa debutuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!