×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo publikon fotografi nga pushimet, shfaqet sërish me thonj të lyer

    Reporteri
    27 Qershor 2023 | 9:32

    Georgina Rodriguez ka zbuluar aksidentalisht se Cristiano Ronaldo lyen thonjtë e këmbëve.

    Zbulimi erdhi pasi modelja postoi një foto të lezetshme familjare gjatë pushimeve në brigjet e Sardenjës, Itali.

    “Hej, pse i lyen thonjtë o vëlla?”, pyeti një fans i intriguar nga ‘detaji’.

    “Thonjtë e lyer, o fisniku im?”, u mrekullua një tjetër fanse në hapësirën për komente.

    Ndërsa një i tretë tha: “Ky është një përmirësues i thonjve që parandalon bakteret, raporton The Sun.

    “Shumë lojtarë e përdorin atë për të mbrojtur thonjtë e tyre. Ju e dini kur luani dhe kur topi godet, gishtat dhe thonjtë e tij shkatërrohen.”

    Kjo nuk është hera e parë që portugezi komentohet për diçka të tillë, pasi në një mënyrë të pashpjegueshme, ai i ka lyer shpesh herë thonjtë e tij të këmbës.

    Aktualisht, Cristiano Ronaldo luan për Al-Nassr, një ekip në Arabinë Saudite, si dhe për Kombëtaren e Portugalisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!