×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo reagon pas komenteve ndaj djalit të tij

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 8:59

    Cristiano Ronaldo i ka dalë në mbrojtje djalit të tij, pas sulmeve mediatike ndaj këtij të fundit në lidhje me veshjen.

    Nëna e lojtarit, Maria Dolores, e postoi një foto me nipin e saj teksa ky i fundit kishte të veshur rroba të sponzorizuara nga Nike dhe Adidas.

    Duke e pasur parasysh se CR7 ka një partnership me Nike, kanë vërshuar komentet ndaj portugezit në këtë situatë.

    Lojtari, në kundërpërgjigje ndaj këtyre reagimeve, la një koment duke iu kundërpërgjigjur kritikëve, ku thotë: “Ai vesh atë që do. Jo atë që ju dëshironi”.

    Sa kushton kontrata e Ronaldos me Nike?

    Ronaldo fillimisht nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi me Nike në vitin 2003, vitin kur ai iu bashkua United nga Sporting CP.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë është bërë që atëherë fytyra e kompanisë dhe nënshkroi një marrëveshje të madhe afatgjatë me markën në vitin 2016.

    Marrëveshja u konsiderua një marrëveshje e përjetshme dhe me vlerë 780 milion £ (1 miliard dollarë) në përgjithësi.

    37-vjeçari vesh ekskluzivisht veshje Nike, duke i veshur çizmet e tyre merkurore mes shumë artikujve të tjerë nga korporata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!