Manchester United ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Newcastle me rezultat 4-1.
Në këtë takim shkëlqeu ylli portugez, Cristiano Ronaldo i cili realizoi dy gola në debutimin e tij me “Djajtë e Kuq“.
Pas fitores me United, Ronaldo ka reaguar në Facebook.
Ai tha se rikthimi i tij në Old Trafford ia kujtoi pse stadiumi quhet “Teatri i Ëndrrave”.
“Kthimi im në Old Trafford ishte vetëm një kujtesë e shkurtër pse ky stadium njihet si Teatri i Ëndrrave. Për mua, ai ka qenë gjithmonë një vend magjik ku mund të arrini gjithçka që keni vendosur.Së bashku me të gjithë shokët e mi të skuadrës dhe me mbështetjen e mahnitshme që marrim gjithmonë nga tribunat, ne ecim përpara me besim dhe optimizëm që të gjithë do të festojmë së bashku në fund.
Krenar që jam kthyer në Man. United dhe me rikthimin tim në Premier League, por mbi të gjitha, jam i lumtur që ndihmova ekipin”, ka shkruar Ronaldo.
Postimi i tij i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.