×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo shënoi golin e 700-të në karrierë ndaj Luksemburgut, por çfarë goli se!

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 9:57

    Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e 700-të në karrierë pas fitores 3-0 ndaj Luksemburgut.


    Ylli 34-vjeçar shënoi golin e tij në minutën e 65-të, që ishte i 700 në karrierën e tij, derisa ka bërë 973 paraqitje më kombëtaren dhe klubet ku ka luajtur.

    Me golin e bukur që shënoi, CR7 arriti në shifrën e 700 finalizimeve në karrierë, 94 me Portugalinë, duke iu afruar Ali Daei (109 gola në 149 paraqitje).

    “Nuk kam asnjë dyshim se Ronaldo do ta kalojë rekordin tim”, ka thënë Daei për MARCA.

    Këtë rekord e ka përshëndetur edhe Jose Mourinho, që ka thënë se forma e tij e lartë nuk e befason atë aspak, shkruan Telegrafi.

    “Në moshën 34-vjeçare, Ronaldo vazhdon të jetë në formë. Nuk më befason aspak. Gjenetikisht dhe fizikisht është futbollist për t’u studiuar. Ai vetëm mendon për të fituar, të thyejë rekorde. Është fenomen”, ka deklaruar trajneri portugez për Canal 11.

    Suedia, Letonia, Andorra dhe Armenia, janë viktimat në nivelin e Kombëtares, kurse në nivelin e klubeve viktimat e Ronaldos janë; Sevilla (27 gola), Atlético (25), Getafe (23), Celta (20)… dhe Barça (18).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!