×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo shënoi golat e parë ndaj Barcës në Ligën e Kampionëve: E dinim se ishte një mision thuajse i pamundur

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 11:31

    Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor në ndeshjen e të martës mbrëma ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve.


    Superylli i Zonjës së Vjetër shënoi dy gola në përballje me rivalin e tij të vjetër, Lionel Messi, në garën më të madhe evropiane për klube.

    Në fakt këto ishin dy golat e parë që CR7 ia shënoi Barcës në Ligën e Kampionëve, garë në të cilën udhëheq si golashënuesi më i mirë në histori me 134 gola të realizuar.

    “Barcelona po kalon në një periudhë të vështirë, mirëpo është akoma Barcelona”, ka deklaruar Ronaldo për Movistar+ pas ndeshjes.

    “Është e vërtetë se jemi shumë të gëzuar, e dinim se ishte një mision thuajse i pamundur, një mision i komplikuar dhe luajtëm mirë”.

    “Çelësi ishte që të hynim mirë në lojë, shënuam dy gola të hershëm dhe nga ai çast besuam se ishte e mundur”, është shprehur më tej Ronaldo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!