×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo shijon pushimet luksoze në Greqi, kostoja e pushimit për një natë është marramendëse

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 16:35

    Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë duke shijuar pushimet luksoze.


    Çifti së bashku me fëmijët ka zgjedhur që ditët e nxehta të qershorit t’i kalojë në Costa Navarino të Greqisë ku kanë rezervuar një vilë të mrekullueshme.

    Futbollisti dhe modelja po qëndrojnë në një vilë, të quajtur “Methoni Royal”, me sipërfaqe 630 metra katrorë, që përshtatet në mënyrë të përkryer me konceptin e luksit, që kërkon çifti dhe familja e tyre.

    Vendndodhja e saj është për t’u patur zili, pranë plazhit të Dunes, me ujë të kristaltë, rërë të përshtatur dhe kopshte gjelbërimi.

    Ky mjedis ofron për mysafirët luks dhe privatësi totale, ndërsa kostoja është 8 mijë euro në natë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!