×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo shkruan historinë, futbollisti me më së shumti gola

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 9:50

    Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë në formë të jashtëzakonshme fizike pavarsisht moshës që ka, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    36 vjeçari arriti të shënoi dy gola në fitoren e Manchester United ndaj Arsenalit të enjten mbrëma, me rezultat 3-2.

    Këto ishin golat e 800-të dhe 801 të portugezit, i cili e dëshmoi edhe një herë që mosha për të nuk ka aspak rëndësi.

    Ronaldo mban vendin e parë në historinë e futbollit me 801 gola të realizuar deri me tani në karrierë, duke lënë mbrapa Josef Bican me 759 gola dhe Pelen me 757 sosh, raporton MARCA.

    Në vendin e katërt pozicionohet argjentinasi, Lionel Messi, me 765 gola të shënuar deri me tash.

    Kujtojmë që Messi fitoi ‘Topin e Artë’ për herë të shtatë, kurse Ronaldu u rendit në vendin e gjashtë./Gazeta Reporteri/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!