Cristiano Ronaldo është ngjitur në top listat e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave, duke thyer rekordin e futbollistit austro-çek, Josef Bican.
Askush nuk ka shënuar më shumë gola të njohur nga FIFA sesa superylli portugez. Ikona e Manchester Unitedit ka vazhduar serinë e tij të jashtëzakonshme të golave që nga kthimi në Old Trafford, dhe tani ka vendosur një rekord të ri botëror, duke shënuar golat e tij të 805-të, 806-të dhe 807-të në karrierë.
Old Trafford ishte skena e tij dhe Tottenhami ishte viktima.
Gjatë karrierës së tij, Ronaldo shënoi 136 gola për United, me 450 që erdhën në Real Madrid, 101 në Juventus, 115 për Portugalinë dhe pesë për Sporting.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.