×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo transferohet te Al-Nassr, klubi nga ku vijnë shumica e lojtarëve të kombëtares së Arabisë Saudite e cila mposhti Argjentinën

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 13:54

    Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari.

    Ronaldo do të nënshkruajë kontratë me skuadrën saudite, për dy sezone e gjysmë, raporton Marca, transmeton Klankosova.tv.

    Sulmuesi i dha fund lidhjes me Manchester United dy ditë para se të niste pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit, duke qenë në gjendje të negocionte me çdo skuadër, ku Al-Nassr ishte që shfaqi më shumë interes që në fillim.

    Kontrata, përveç shumës së madhe është e rrethuar nga stimuj ekonomikë nëpërmjet reklamave, të cilat do ta vendosin portugezin si atletin më të paguar në botë.

    Paga në total e CR7 me Al-Nassr do të jetë afër 200 milionë euro në sezon.

    Messi, Neymar te PSG janë që fitojnë shumë, por 75 dhe 70 milionët e tyre që fitojnë në sezon janë shumë larg asaj që do të marrë Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite.

    Edhe duke rishikuar listën e më të paguarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjithë mbeten shumë larg parave të premtuara për portugezin.

    Duhet theksuar se në këtë klub luajnë shumica e lojtarëve të cilët ishin pjesë e kombëtares së Arabisë Saudite, e cila në Botërorin e Katarit në fazën e grupeve mposhti Argjentinën e Lionel Messit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!