Cristiano Ronaldo ka treguar se kurrë nuk do të ndërronte një fanellë me futbollist të Romës
Ylli portugez është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe shumë futbollistë do të dëshironin ta shkëmbenin fanellën me të, shkruan Reporteri.net
Ronaldo ka treguar se gjatë ndeshjes me Romën në të kaluarën kur Manchester United e kishte mposhtur me rezultat 7-1.
Gjatë asaj ndeshje futbollistët e Romës e kishin kërcënuar Ronaldon se do ta lëndonin dhe për këtë arsye ai refuzon që të ndërrojë fanellë me futbollist të këtij klubi.
“Kur ishte 6-0, ata më kërkuan të ndaloja, një kundërshtar më lutej të ndaloja driblimet,” ka thënë Ronaldo.
“Të tjerët më kërcënuan se do të më lëndonin. Roma? Nuk ka asnjë lojtar me të cilin do të këmbeja një fanellë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.