×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo tregon se kush është më i miri i të gjitha kohërave ndërmjet tij dhe Leo Messit

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 12:23

    Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, një rivalitet që nuk përfundon kurrë, si në fushat e futbollit ashtu edhe jashtë saj.


    Yjet e futbollit botërorë janë të barabartë sa i përket topave të artë të fituar, me nga pesë secili, shkruan Reporteri.net

    Ronaldo dha njërën ndër intervistat më prekëse të viteve të fundit, kur zbuloi shumëçka, si; Planet për tu martuar me Georginan, mundësinë për t’iu bashkuar Arsenalit, për babin e tij e shumëçka tjetër.

    Portugezi është i etur për të bërë GOAT-i (më i miri i të gjitha kohërave) i padiskutueshëm dhe ai beson se meriton më shumë çmime sesa Messi.

    Ronaldo: Unë meritoj më së shumti ‘Topa të Artë’

    Kur u pyet se çfarë rekordi dëshiron të vë përpara se ai të pensionohet, sulmuesi i Juventusit tha për ‘Daily Mail: Më së shumti ‘Topa të Artë’ në histori të futbollit. Unë e dua këtë dhe mendoj se e meritoj.

    “Messi është një djalë fantastik dhe një futbollist fantastik, por mendoj se kur të kem fituar gjashtë, shtatë, apo tetë atëherë unë do të jem më lart se ai”, tha legjenda portugeze.

    Ai tutje ka folur për preferencat e tij se kush është më i miri i historisë dhe nuk ka ngurruar ta lartësojë veten e tij.

    “Për mua, unë jam numri një në histori. Unë e di se jam një ndër më të mirët në historinë e futbollit”, ka përfunduar Ronaldo.

    Sidoqoftë, për ta kaluar njëri-tjetrin me ‘Topa të Artë’ të fituar, atëherë duhet të presin së paku edhe për një vit, pasi Virgil van Dijk pritet të kurorëzohet me këtë çmim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!