×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo zgjedh katër futbollistët më të mirë në histori

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 19:18

    Ronaldo, i njohur si Fenomeni, ka zgjedhur katër futbollistët që sipas tij, janë më të mirët në histori të futbollit.


    Ai nuk ka dashur të hyjë në debat se kush është më i miri, kush i pari apo kush i dyti – thjeshtë ka përmendur emra që sipas legjendës së Brazilit dhe shumë klubeve evropiane – janë atje, në maje të futbollit.

    Por kush janë ata? Dy ka kohë që janë pensionuar, kurse tashmë magjitë e dy të tjerëve i kemi shijuar për shumë vite, kurse vazhdojmë t’i shijojmë edhe pak vite karrierë sa u ka mbetur.

    “Për mua, në klasifikimin e më të mirëve në histori, katër emrat do të ishin Pele, Maradona, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ata janë katër më të mirët në histori të futbollit”, u shpreh Ronaldo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!