Cristiano Ronaldo e ka kujtuar ish-trajnerin e tij në Real Madrid, Zinedine Zidane, për të cilin tha se e bënte të ndihej i veçantë dhe e lavdëroi atë për aftësitë e tij si trajner.
Ylli portugez u largua nga Real Madridi para se të fillonte sezoni 2018/19, duke iu bashkuar Juventusi për mbi 100 milionë euro, pasi i fitoi tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve nën urdhrat e Zinedine Zidane, transmeton Gazeta Express.
Pesë-herë fituesi i Topit të Artë shijoi suksese të mëdha gjatë kohës sa stërvitej nga Zidane në “Santiago Bernabeu”, duke e fituar edhe titullin e La Ligës në sezonin 2016/17.
Dhe Ronaldo e ka lavdëruar Zidanin – i cili është emëruar për herë të dytë trajner i Real Madridit, pas dështimeve të Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit në këtë pozitë – përderisa po diskutonte për lidhjes e kësaj dysheje.
“Vetëbesimi që i nevojitet një lojtari nuk duhet të vijë vetëm nga vetja, por gjithashtu nga lojtarët rreth tij dhe trajnerit”, ka thënë Ronaldo në një intervistë të dhënë për DAZN.
“Ti duhet të ndihesh se je pjesë e rëndësishme e grupit dhe Zidane më bënte të ndihem i veçantë. Ai më ndihmoi shumë. Unë veçse kisha shumë respekt për të, por atë e adhurova edhe më shumë pasi punova me të”.
“Kjo është për shkak të personalitetit që ai e ka, mënyrës se si flet, si e drejton skuadrën dhe si më trajtonte mua. Ai më thoshte mua: “Cris, qetësohu dhe vetëm luaj si zakonisht – ti je ai që do ta bëjë dallimin”.
“Ai ishte gjithmonë i sinqertë me mua dhe kjo është arsye pse unë kanë dashuri të vërtetë për të”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.