×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldos i bie trofeu nga duart, godet djalin e tij

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 15:57

    Cristiano Ronaldo është padyshim ndër lojtarët më të mirë në botë, madje disa thonë më i miri.


    Por konsensusi ulet ndjeshëm kur flitet për simpatinë e tij.

    Shumë e akuzojnë për egoizëm, dhe pamjet e kapura nga kamerat gjatë ceremonisë së fitores së kampionatit nga Juventusi nuk e përmirësojnë situatën.

    Ylli portugez, me kupën e kampionatit në dorë, godet pa dashje djalin e tij Cristiano Jr.

    Goditje jo e fortë, por gjithsesi e rrezikshme sepse e kap 8 vjeçarin në sy.

    Por Ronaldo nuk duket sikur shqetësohet nga ky aksident i vogël, dhe përqendrohet tek ceremonia, ku padyshim është protagonisti absolut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!