×
  • Sport
  • Sport

    Rooney: Ai është trajneri më i mirë që kam punuar ndonjëherë

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 12:12

    Wayne Rooney ka thënë se Louis van Gaal është trajneri më i mirë që ai e ka pasur gjatë karrierës së tij të bujshme, edhe pse Sir Alex Ferguson ishte trajner i tij për nëntë vjet rresht në Manchester United.


    Rooney i fitoi pesë tituj në Premierligë dhe një trofe në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Fergustonit, por duket se Van Gaal i ka lënë atij më së shumti përshtypje nga të gjithë.

    Van Gaal e udhëhoqi Unitedin drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve pasi u emërua në postin e trajnerit më 2014, por u shkarkua vetëm 24 orë pasi e udhëhoqi Unitedin drejt fitimit të FA Cup më 2016, për arsyeje se kishte dështuar ta mbyllte sezonin në top katërshe në ligë.

    “Van Gaal është pa asnjë dyshim trajneri më i mirë me të cilin kam punuar – njëqind për qind”, tha Rooney për Mirror.

    “Aftësitë e tij taktike, mënyra sesi përgatitej ai dhe vëmendja që ia kushtonte cdo detaji, ishin gjëra që më kanë mahnitur. E adhuroja. Kurrë nuk kam parë gjëra të tilla më herët”, shtoi ai.

    “Më vjen keq sesi përfundoi, por një gjë e di sigurt; unë kam mësuar shumë nga ai dhe patjetër që do t’i përdor ato mësime kur të bëhem trajner”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!