×
  • Sport
  • Sport

    Rrahën brutalisht një tifoz çek, ‘Plisat’ mundohen ta arsyetojnë sulmin

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 20:12

    Kryetari i i ‘Plisave’, Albert Kastrati, është distancuar nga sulmi që dy të rinj i bënë një tifozi çek, duke thënë se postimi është bërë nga një person i paautorizuar.


    Pas fitores 2:1 të Kosovës kundër Çekisë në “Fadil Vokrri”, dy tifozë e grushtuan një çek, i cili fillimisht ua zgjat atyre dorën për t’u përshëndetur, para se ata të dy ta sulmojnë atë.

    Kjo video u publikua në faqen e grupit “Plisat”, mirëpo u fshi pas pak minutash.

    Por, kryetari i “Plisave”, Kastrati, është distancuar nga ky sulm dhe ka thënë se postimi është bërë nga një person që s’është i autorizuar nga faqja.

    Reagimi i plotë i Kastratit:

    Urime Kosovë Zemra e SHQIPËRISË

    4-1tash rradhen e ka Franca

    Pak me pare, ne faqen tone, eshte postuar nje video ne te cilen shihen dy persona duke e sulmuar nje tifoz qek.

    Grupi yne distancohet nga ai sulm, sepse ne nuk ishim pjesmarres ne te, ndersa postimi i videos eshte bere nga dikush i cili pa autorizim ka hyre ne faqen tone. Ne jemi duke e kerkuar personin apo grupin i cili e ka thyer faqen tone.

    Nuk eshte hera e pare dhe as menyra e vetme qe kundershtaret tane gjejne, per te prishur imazhin e grupit me te madh ne shqiptari, duke perdorur metodat me te uleta.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!