Amir Rrahmani ishte titullar për Napolin në ndeshjen kundër Empolit
Napoli e mposhti Empolin me rezultat 3-2 dhe kështu u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan Reporteri.net
Në këtë ndeshje nga minuta e parë startoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili poashtu kishte një rast të mirë për të shënuar gol.
Amir Rrahmani header cleared off the line but came back out to Petagna to get the rebounder.
Get in Amir ?.#NapoliEmpoli pic.twitter.com/VWYz5OIo3a
— Dardanian Football (@DardanianFooty) January 13, 2021
Pas ndeshjes Rrahmani tha se objektivi i Napolit është që të përfundojë në top katërshe.
“Është gjithmonë e vështirë në Kupë, shumë skuadra duan të shkojnë sa më larg në këtë garë. Ne ishim pak të hapur, por, në fund të fundit, kemi zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer. Çfarë na tha Gennaro Gattuso në dhomën e zhveshjes? Gjëja e rëndësishme është që kaluam raundin. Tani jemi në çerekfinale, ku do të përballemi me ekipet më të forta,” ka thënë Rrahmani.
“Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por kundërshtarët cilësorë gjithmonë ta bëjnë jetën më të vështirë. Ne punojmë për të luajtur ndeshjen tonë dhe për të ecur përpara, vlen edhe për kampionatin. Po zhvillojmë një kampionat atipik dhe duhet të rikuperojmë ndeshjen me Juventusin. A është titulli objektivi ynë? Ne e dimë që duhet të futemi të paktën në katërshen e parë, por kurrë nuk mund ta dish se çfarë do të ndodhë. Do të shohim ndeshje pas ndeshjeje,”.