Verona ka shkaktuar befasinë e dorës së parë këtë javë duke e mposhtur Juventusin me përmbysje rezultati 2:1.
Fillimisht Ronaldo realizoi në minutën e 65-të për mysafirët, por goli i tij u “zhvlerësua” me dy golat e Veronas për 10 minuta, shkruan Indeksonline.
Fillimisht Fabio Borini realizoi në minutën e 76-të, ndërsa pas 10 minutash shënoi nga penalltia Pazzini.
Me këtë fitore, Verona ngjitet në zonën e Evropës me 34 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa Juventusi mban kreun me 54 pikë, tri më shumë se Interi i cili nesër zhvillon derbin ndaj Milanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.