×
  • Sport
  • Sport

    Rrahmani sot do të përballet me kundërshtarin më të vështirë të mundshëm

    Reporteri
    08 Shkurt 2020 | 11:35

    Amir Rrahmani do të përballet sonte me Cristiano Ronaldon


    Verona e pret në shtëpi Juventusin në kuadër të javës së 22-të në Serie A, shkruan Reporteri.net

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka një test shumë të vështirë sonte pasi do të përballet me Ronaldon, i cili ka shënuar gol në nëntë ndeshjet e fundit me Juventusin.

    Image result for ronaldo rrahmaniPortugezi pavarësisht se është 35 vjeçar po vazhdon me paraqitje të niveleve të larta.

    Rrahmani këtë edicion është vlerësuar si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Serie A dhe në janar ka nënshkruar kontratë me Napolin, por që në San Paolo do të transferohet gjatë verës.

    Sfida Verona-Juventus do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!