Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka zbuluar se ai kishte qarë “si foshnje” për shkak të mbështetjes që mori gjatë kohës së tij në burg, shkaku i evazionit fiskal. Hoeness deklaroi se ai tifozët e klubit e dinin se ai ka bërë gjithçka për klubin gjerman.
Uli Hoeness i ka kaluar 49 vjet me Bayernit – fillimisht si lojtar, pastaj si menaxher i përgjithshëm e së fundi si president i klubit, pozitë kjo nga e cila do të largohet më 15 nëntor këtë vit, transmeton Gazeta Express.
Hoeness i ka fituar shumë trofe dhe çmime individuale gjatë kësaj periudhe të tij me Bayernin. Mirëpo, vendimi për ta dënuar me burgim shkaku i shmangies në pagimin e taksave në vitin 2014 e ka lënë një njollë në karrierën e tij të suksesshme.
“Ai ishte gabimi im më i madh. Pendohem thellësisht dhe kritikat për atë gjë janë të arsyeshme. Unë e dija se do të duhej të shkoja në burg. Franck Ribery qau dhe tifozët e brohoritën emrin tim. Kjo më ndikoi në mënyrë të pabesueshme”, ka thënë Hoeness.
“Disa nga letrat që i merrja në burg ishin aq prekëse saqë unë qaja si foshnje në qelinë time. Unë vetëm mund të buzëqesh kur më kujtohet kritikat. E di që tifozët e dinë, thellë-thellë, se unë gjithmonë e kam shqyer prapanicën dhe kam bërë gjithçka për ta”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.