×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi unik i Robin Krasniqit: Kam punuar në autolarje para se të shkoja në Gjermani

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 21:07

    Haxhi Krasniqi ka shkruar histori javën e kaluar. Ai është bërë shqiptari i parë me titull të botës në boksin profesionist.


    Në një intervistë për emisionin N’Kosovë Show ai ka folur për fëmijërinë e tij dhe jetën private dhe profesionale deri në realizimin e ëndrrës së tij më të madhe.

    Krasniqi i lindur në Junik tregoi se kishte punuar në autolarje deri kur kishte arritur në Gjermani.

    Kampioni i botës u ka thënë të rinjve që të punojnë fort për realizimin e ëndrrave të tyre.

    Krasniqi ka nokautuar me goditje te fuqishme gjermanin Dominic Boesel.

    Meçi në Magdeburg të Gjermanisë është vendosur në raundin e tretë.

    Boesel nuk ka mundur të ngrihet pas goditjes së Krasniqit.

    Meçi ishte i vlefshëm për titull të përkohshëm të botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO.

    Për Krasniqin ishte hera e tretë që boksoi për titull bote në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF).

    Dy herët e kaluara kishte pësuar humbje. Ai ka bilanc prej 51 fitore e gjashtë humbje në boksin profesionist.

    Për tituj bote në të kaluarën boksuan edhe Luan Krasniqi, Shpend Abazi, Edis Tatli e Shefat Isufi, por nuk kishin arritur ta fitonin luftën vendimtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!