Algjeria u kualifikua në finalen e Kupës së Afrikës falë fitores 2-1 ndaj Nigerisë.
Heroi i këtij takimi ishte padyshim ylli i Manchester Cityt, Riyad Mahrez.
Mahrez realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutat e fundit të ndeshje për ta kualifikuar kombëtaren e tij drejt finales së madhe.
Përveç gëzimit të madh të tifozëve algjerianë, ky gol ka prekur edhe një komentator arab.
Ky i fundit shpërtheu në lot pas golit të shënuar nga anësori i Cityt.
Ndryshe, Algjeria në finale do të përballet me Senegalin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.