Bashkim Ajdini, futbollisti shqiptar nga Tërnoci ka një histori tejet të veçantë. Futbollisti ka mbajtur për shumë vite në fanellën e tij mbiemrin gjerman “Renneke”, që lidhet me një ngjarje që i ndryshoi tërësisht jetën.
Ai ka jetuar prej disa vitesh në Gjermani, u kthye në vendlindjen e tij pas 10 vitesh por ajo që e priste më pas ishte surprizuese.
Në një intervistë për Abc news, futbollisti tregoi se një nga miqtë e familjes e birësoi duke marrë dhe mbiemrin Renneke.
Udhëtoi drejt Gjermanisë ku nisi dhe karrierën që kishte dëshiruar.
Pas shumë vitesh angazhimi në fushën e blertë, Bashkimi ka arritur të bëhet një futbollist profesionist duke arritur në Ligën e 3-të të Gjermanisë.
Tani, ai ka ndërruar mbiemrin Renneke në Ajdini dhe thotë se ndihet krenar që i është kthyer identitetit të familjarëve të tij.
“Kanë shkuar emigrant në Suedi, atje kam lindur në 1991 dhe kanë ardhur në Gjermani në 1993. Isha shumë i vogël, kemi jetuar 10 vite deri në 2003 dhe më pas shteti gjerman na ka kthyer. Shokët e babait më kanë adoptuar, jam rikthyer në Gjermani dhe mora mbiemrin Renneke.”, tregoi ai./abc news
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.