Antonio Rudiger po e kalon një periudhë mjaft të vështirë të karrierës.
Futbollisti gjerman e mbylli sezonin shkaku i intervenimit kirurgjik, por jo vetëm kaq.
Qendërmbrojtësi i Real Madridit u dënua me gjashtë ndeshje moslojë nga Komiteti i Disiplinës në futbollin spanjoll pas veprimeve të turpshme që i bëri në finale të Copa del Rey kundër Barcelonës.
Rudiger protestoi ashpër ndaj gjyqtarit De Burgos derisa po qëndronte në bankinë, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq.
Lojtari nuk u ndal me kaq duke u munduar që nga distanca ta qëllonte referin me një qese me akull, por për fat u ndal me vështirësi nga shokët e tij të skuadrës.
Përfaqësuesi gjerman mund të dënohej deri në 12 javë, por u ndëshkua me gjysmën e saj.
Rudiger mund të rikthehet në dispozicion të “Los Blancos” në Kupën e Botës për klube, e cila do të mbahet gjatë verës.
Rudiger njihet për lojën e tij jo të pastër dhe për sjelljet e tij të vrazhda dhe provokuese ndaj kundërshtarëve në fushën e blertë dhe jashtë saj. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.