Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar sot se i ka kërkuar britanikut Anthony Joshua që edhe revanshin ta zhvillojnë në Amerikë. Njësoj si herën e parë. Madje ai ka dhënë edhe një opsion të dytë, Meksikën.
Javën e ardhshme pritet të zyrtarizohet data dhe vendi se ku do të zhvillohet revanshi mes dy boksierëve.
Në sfidën e parë, të zhvilluar në Nju Jork, meksikan befasoi të gjithë duke fituar me “KO teknik” në raundin e 7-të ndaj Joshua, duke i marrë titujt kampionë bote.
“Ne duam të duelojmë sërish këtu, në Amerikë. Ose në Meksikë. Jemi dakord për nëntorin ose dhjetorin. Mendoj se optimale do të ishte mes 16 nëntorit dhe 14 dhjetorit. Shumë vende na janë ofruar për të zhvilluar këtë duel, duke ofruar shuma të mëdha parash”, tha Ruiz Jr. /Telesport/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.