×
  • Sport
  • Sport

    Rusia suspendon ndeshjet deri në prill

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 14:57

    Premierliga ruse, ku luan edhe kosovari Bernard Berisha, ka vendosur që t’i suspendojë ndeshjet e këtij sezoni 2019/20 deri më 10 prill, për shkak të situatës së krijuar në botën e futbollit nga kriza e koronavirusit, që e ka goditur botën.


    Gazetat ruse e konfirmuan se sot klubet e Premierligës ruse kanë vendosur gjatë një takimi mes vete që t’i suspendojë ndeshjet e xhirove të ardhshme deri më 10 prill, transmeton Express.

    Zeniti është për momentin nëntë pikë përpara kundërshtarëve, në krye të tabelës së, duke i lënë prapa vetes Lokomotiv Moskën dhe Krasnodarin pas 22 xhirove të zhvilluara.

    “Më 16 mars, Ministri i Sportit i Rusisë lajmëroi anulimin e të gjitha garave kombëtare dhe ndërkombëtare që do të sillnin atletë të huaj në territorin rus”, thuhet në njoftimin e Real Russia Today.

    “Agjencia rekomandoi që të bëhen limitime në çdo event kombëtar sportiv që s’janë faza kualifikuese për Lojërat Olimpike “Tokio 2020””.

    “Si pjesë e tentimeve për ta luftuar përhapjen e virusit Covid-19, disa regjione nëpër Rusi përkohësisht i kanë suspenduar grumbullimet masive”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!