Këtë të shtunë u zhvillua ndeshja për vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”, mes Kroacisë dhe Marokut.
Vendin e tretë e fituan kroatët, pasi triumfuan me rezultatin 2:1.
Falë këtij suksesi, Federata e Futbollit e Kroacisë fitoi edhe 26 milionë euro tjera nga FIFA.
Kroatët kishin arkëtuar edhe 8.7 milionë euro për kualifikim në këtë turne, siç fituan edhe çdo kombëtare tjetër pjesëmarrëse.
Kurse, për kalimin në çerekfinale u shpërblyen me 16.5 milionë euro.
Kësisoj, Kroacia në total mori 51.5 milionë euro nga FIFA.
Ndërkaq, përveç fitimeve tjera, Maroku si kombëtarja e katërt në Kupën e Botës së këtij viti, mori 24 milionë euro shtesë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.