Pas përformancës të mirë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, Kosova ka arritur të bëjë në progres të madh si kombëtare.
Në një grup të fortë me skuadra elitë dhe me shumë përvojë, Kosova jonë u radhit e treta pas Anglisë dhe Çekisë, shkruan Reporteri.net.
Ky sukses i ‘Dradanëve’ vjen, pas një mundi të madh dhe pune mjaft të lodhshme, ku së bashku me trajneri zviceran, Challandes e ndërtuan dhe i dhanë formë kombëtares sonë.
Nëse kthemi pak në kohë, e shohim dukshëm dallimin e kombëtares sonë, në kualifikimet për Kampionatin Botërorë ‘Rusia 2018’, e që ‘Dardanë’ mbetën të fundit në grup, pas skuadrave si, Islanda, Kroacia, Ukraina, Turqia dhe Finlanda.
Por, me përkushtimin e lartë, punën e palodhshme dhe kontributin e çdo futbollisti brenda Kombëtares, Kosova arriti në një nivel që të luajë barabartë me kombëtare të mëdha si Anglia dhe Çekia.
Por të mos harrojmë, se Kosova ka edhe një shans që t’i bashkohet Evropianit, dhe ajo është Liga e Kombeve, që do të zhvillohet në mars.
Më poshtë keni ndryshimin e Kombëtares sonë në renditje të grupit gjatë kualifikimeve për kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ dhe atë Evropian 2020./Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.