Kosova shënoi sot fitore historike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ përballë Republikës Çeke me rezultat 2:1.
Kjo fitore e afron edhe një hap më afër kualifikimit historik për në Euro 2020, shkruan Reporteri.net
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ ishte i stërmbushur me tifozë të cilët ishin ‘lojtari i 12-të’ në fushë në një ndeshje tepër të vështirë.
E në stadium ishte edhe tifozi i njohur gjilanas, Avdullah Evi Berisha për ta parë nga afër lojën e Kosovës. Në fund të takimit, djemtë e Kosovës ia ndreqën ditën edhe më shumë pasi festuan bashkë me të në gëzimin e madh të fitores.
Kujtojmë se Avdullah Berisha është tifoz i zjarrtë i futbollit të Kosovës dhe pëlqen me fanatizëm, KF Dritën./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.