Armando Sadiku është transferuar te Malaga nga Levante në formë huazimi
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të jetë numri 9 i ri i Malagas për këtë edicion, shkruan Reporteri.net
Sadiku që nuk arriti të siguronte një vend te Levante tani do të kërkojë që të rikthehet në formën e dikurshme duke u paraqitur me fanellën e Malagës.
“Unë jam sulmues dhe më pëlqen të luaj në zonë, të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin,” ka thënë Sadiku.
“E kam parë skuadrën mirë në dhomën e zhveshjes. Gjithçka duket në rregull, lojtarët thjesht mendojnë për të luajtur.”
Sulmuesi i Shqipërisë ka treguar se para se të transferohej te Malaga ka biseduar me Keidi Bare, i cili poashtu është pjesë e këtij klubi.
“Fola me Keidin para se të vija këtu dhe më tha se kemi një ekip të mirë. Ai më tha se na mungon diçka në sulm. Kjo më ka motivuar më shumë dhe tani është koha për të punuar e shënuar gola për Málagan”.
“Të gjithë më kanë folur shumë mirë për këtë ekip, që gjithmonë ka luajtur në La Liga dhe ka infrastrukturë shumë të mirë”
“Jam shumë i kënaqur, pasi më kanë pritur shumë mirë,” përfundoi bomberi shqiptar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.