Ndihmës trajneri i Bernard Chalandesit, Muharrem Sahiti, që po e udhëheq Kosovën në ndeshjen e nesërme ndaj Moldavisë ka thënë se në këtë ndeshje hyjnë për fitore.
Ai e ka vlerësuar një vit të vështirë për Përfaqësuesen e Kosovës.
“Ka qenë vit i vështirë, por kemi fituar përvojë. E kemi ndeshjen e fundit ku synojmë të qëndrojmë në Ligën C. Do ta presim shortin në dhjetor, duhet të bëhemi gati për ciklin kualifikues”, ka thënë Sahiti.
Ai thotë se paraqitja ndaj Sllovenisë ka ngritur moralin e lojtarëve dhe tani janë gati të marrin pikët e plota ndaj Moldavisë, nesër në “Fadil Vokrri”.
“Mendoj se jemi penalizuar më së shumti, por tash gjendja e lojtarëve është e mirë. Paraqitja ndaj Sllovenisë na ka ngritur moralisht, ndaj Moldavisë jemi favorit. Por, kjo nuk duhet të jetë bazë por të përqendrohemi maksimalisht për ta synuar fitoren”, ka thënë Sahiti.
Ai tutje ka shtuar se, “nuk jemi të kënaqur me rezultatet dhe duhet të punojmë për t’u kthyer vetëbesimi dhe ne duhet ta kemi të qartë që nuk jemi prej atyre më të fortëve, pasi çdo mungesë ka qenë e madhe për ne. Po besoj se shumë shpejtë dhe qysh nga nesër të organizohemi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.