×
  • Sport
  • Sport

    Sakrifica e yllit kosovar: Do të karantinohem për 10 ditë dhe nuk do të paguhem fare

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 16:16

    Eris Abedini kishte këmëngulur që të vinte te Kombëtarja U-21 e Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë, pavarësisht se pas rikthimit në Zvicër do t’i duhet që të karantinohet për 10 ditë


    Kosova U-21 të premtën do të luajë me Anglinë U-21 në stadiumin Fadil Vokrri, në një ndeshje e cila pritet të jetë shumë e vështrë për të përzgjedhurit e Rafet Prekazit, shkruan Reporteri.net

    Eris Abedini, futbollisti i Luganos ka bërë të ditur se pas ndeshjes me Anglinë, pasi të rikthehet në Zvicër do t’i duhet që të karantinhohet për 10 ditë.

    Por, kjo gjë nuk e brengos fare yllin kosovar, i cili edhe nuk do të paguhet fare, derisa një gjë të tillë e ka bërë vetëm për dashurinë që ka për shtetin e tij.

    “Do të karantinohem për 10 ditë, dhe nuk do paguhem fare. Por e kam bërë këtë për dashurinë që kam për shtetin tim, për këtë kombëtare. Sa herë e veshi fanellën ndjejë emocion që nuk mund ta përshkruajë,” ka thënë Abedini për GazetaBlic Sport. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!