Daily Mail ka zbuluar një veprim të jashtëzakonshëm të bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën.
Sa ishte i ri dhe luante në Egjipt, një person ia kishte thyer shtëpinë yllit aktual të Liverpoolit.
I mërzitur nga kjo situatë, babai i Salah e kishte denoncuar grabitësin në polici dhe hajduti ishte gjendur pas dy ditësh.
Por, Salah këtu tregoi zemërgjerësinë e tij.
Ai i kërkoi babait të tij ta tërheqë denoncimin dhe ta lirojë hajdutin.Duke parë gjendjen e shtëpisë të grabitësit, Salah vendosi t’i japë para dhe i gjeti një punë për të siguruar ekzistencën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.