×
  • Sport
  • Sport

    Salah ishte një amater, menduam se kishte një vëlla binjak

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 18:26

    Dita e parë e stërvitjes së Mohamed Salah te Basel shkoi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi trajnerët dyshon nëse e kishin blerë lojtarin e duhur.


    Ekipi zviceran bleu yllin e Liverpoolit nga El Mokawloon në vitin 2012 dhe shpejt e kuptoi se fillimisht e kishte të vështirë të adaptohej me kërkesat e ekipit të tij të ri.

    Heiko Vogel, i cili në atë kohë ishte menaxher i Baselit, ishte i shokuar nga performanca e superyllit egjiptian në stërvitje dhe mendoi se ai kishte një “vëlla binjak”.

    Ai i tha Goal dhe SPOX: “Gegge Heitz dhe unë i thamë: ‘Dëgjo, thjesht stërvitu si të duash – ne kemi marrë tashmë vendimin tonë sidoqoftë”.

    “Pastaj ai stërviti ditën e parë; të gjithë vëzhguan seancën dhe ne pyesnim nëse mund të kishte një vëlla binjak!”

    “Dita e dytë ishte pak më e mirë, por jo siç duhet. Gegge dhe unë kishim qenë duke folur me të për gjërat më të vogla, duke thënë gjëra si: ‘a e shihni atë pasim?’. Diçka amatore”.

    ”Dita e tretë ndryshoi gjithçka, pasi ai shkëlqeu dhe u bë i pandalshëm. Më pas pjesa e tjetër është histori”, deklaroi Vogel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!