Mohamed Salahu u ra në sy tifozëve për të mirë pasi që ia fali disa kujtime të paharrueshme një tifozi të tij me nevoja të veçanta para finales së Super Kupës së Evropës, ku Liverpooli do të përballet me Chelsean.
Faqja zyrtare e Liverpoolit në rrjetin social Twitter e publikoi një video të superyllit egjiptian, 27-vjeçar, duke e ndarë fushën me dy fëmijë nga Shoqata e UEFA-s, transmeton Gazeta Express.
Salahu luajti pak futboll me njërin prej dy fëmijëve, mirëpo më vonë e goditi topin aksidentalisht më larg sesa që fëmija mund ta arrinte.
Dhe një tjetër fëmijë nuk mundi t’i rezistojë tundimit për të luajtur me anësorin e Liverpoolin dhe në fund u përfshi edhe në lojë.
Liverpooli i ka publikuar edhe disa pamje të tjera të lojtarë të tjerë të Liverpoolit duke luajtur me dy fëmijët. Madje, në këtë video shihet edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloppi.
Super Kupa e këtij viti do të jetë hera e parë në histori që do të ketë protagoniste dy klube angleze, pasi që Liverpooli e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa Chelsea e siguroi titullin e Ligës së Evropës.
Wonderful ❤️
@MoSalah making memories with two children of the @UEFA_Foundation ❤️ #SuperCup pic.twitter.com/7n6K10tWe2— Liverpool FC (@LFC) August 13, 2019
Moments we'll all remember ❤️⚽️ #SuperCup pic.twitter.com/mvXAUaJEZ7
— Liverpool FC (@LFC) August 13, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.