×
  • Sport
  • Sport

    Salah mbetet vetëm, kapiteni ia mban anën Manes: Kishim nevojë për një reagim të tillë

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 15:34

    Liverpooli fitoi 3-0 në udhëtim te Burnley, por bujë të madhe bëri reagimi i Sadio Manes gjatë kohës kur u zëvendësua nga Divock Origi.


    Sadio Manes i ka mbetur hatri që shoku i tij i skuadrës, Mo Salah nuk ia pasoi topin gjatë një aksioni të volitshëm për të shënuar, shkruan Reporteri.net

    Senegalezi shpërtheu në bankën rezervë dhe u ankua te Klopp se përse Salah nuk ia pasoi atij topin.

    Për këtë reagim tani ka folur edhe kapiteni i skuadrës, Jordan Henderson, i cili ka thënë se një reagim i tillë ishte i nevojshëm.

    “E kam parë sërish e sërish. Mane është mirë, një lojtar fantastik për grupin. Mendoj se kishim nevojë për një reagim të tillë, por ne jemi të afërt dhe mund ta përballojmë diçka të tillë,” ka thënë Henderson.

    “Nuk jam i sigurt se pse shpërtheu, në fillim nuk e kuptova, por kur ne u rikthyem në dhomat e zhveshjes ai po qeshte dhe bënte shaka.

    “E rëndësishme është që morëm rezultatin e duhur dhe Mane e di këtë gjë. Ai luajti sërish shumë mirë. Pati një ndeshje fantastike, ashtu siç e thashë ne duam të shtyjmë njëri-tjetrin dhe të përmirësohemi gjithmonë” përfundoi mesfushori anglez./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!