Mohamed Salah është fituesi i çmimit të lojtarit më të mirë të sezonit te gjiganti anglez, Liverpool.
“Mbreti Egjiptian” e fitoi çmimin në fjalë për sezonin 2023/24 në një sondazh në Liverpoolfc.com – duke përfunduar përpara Virgil van Dijk dhe Alexis Mac Allister, të cilët u radhitën respektivisht i dyti dhe i treti – për të fituar çmimin për herë të katërt në shtatë vitet e tij në “Anfield”.
Salah ishte golashënuesi më i mirë i Liverpoolit këtë sezon me 25 gola në të gjitha garat dhe numri i tij prej 13 asistimeve ishte më i shumti në skuadër së bashku me Darwin Nunez.
Në total, Salah kishte 38 përfshirje në gola nga 44 paraqitjet e tij për të ndihmuar skuadrën e tij të fitonte Carabao Cup dhe të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve nëpërmjet një përfundimi në vendin e tretë në Premier Ligë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.