×
  • Sport
  • Sport

    Samuel Eto nën hetim, ikona e futbollit dyshohet për trukim të ndeshjeve në kategorinë e dytë kamerunase

    Reporteri
    29 Shtator 2023 | 18:10

    Policia kamerunase ka nisur hetimet për ikonën e futbollit Samuel Eto, pasi ai dyshohet se ka trukuar ndeshjet.

    42-vjeçari, i cili ka bërë historinë te skuadrat e Barcelonës dhe Interit, dyshohet se ndikoi në rezultatet e ndeshjeve në kategorinë e dytë kamerunase, për të favorizuar ekipin e Viktoria United që të ngrihej në elitën e futbollit vendas.

    Në media janë publikuar regjistrime ku dyshohet se ai fliste me presidentin e klubit, Valentin Nkuain.

    Eto ka mbajtur postin e presidentit të federatës kamerunase të futbollit që nga Dhjetori 2021.

    Ai akuzohet për abuzim të pushtetit dhe korrupsion.

    Akuzat janë mohuar nga Eto dhe Nkuain.

    Në pyetje janë marrë rreth 40 persona, të cilët kanë dijeni në lidhje me çështjen.

    Edhe FIFA gjendet nën presion për të hequr Eto’o nga posti i presidentit të federatës kameruanse, pasi një grup zyrtarësh të futbollit vendas i bënë thirrje qeverisë botërore të futbollit që të reagonte për situatën jonormale.

    Në muajin Gusht, konfederata afrikane e futbollit nisi hetimet për “sjellje jo të përshatshmne” për Eto, disa javë pasi kishte dalë audio që implikonte 42-vjeçarin në skandalin e trukimit të ndeshjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!